Donatori Alban Xhaferi pas zyrtarizimit te marreveshjes me Bashkine Shkoder per te financuar tek Vllaznia, kuptohet qe eshte kthyer ne qender te vemendjes per te gjitha mediat ditet e fundit.
Edhe sonte, permes nje lidhje telefonike, ai ka qene pjese e emisionit “Ora Sport” ne televizionin “Ora News” ku ka folur pwr projektin e tij.
”Pjesa e aksioneve është më e mira për marrëveshjen. Qëndrimi në Superligë është fokusi kryesor, e më pas për vitin tjetër duam ekip pretendent. Forcat e bashkisë do bashkohen me forcat e mia. Në dijeninë timë, ligji i ri i privatìzimeve përfshin disa përfitìme.
Ata që kanë kontribuar, janë favoritë për të marrë aksionet. Është proçes që nuk mund të thuhet me 100%. Rrjèta është e vogël te basketbolli, te futbolli e madhe. Do i mbaj të dyja.
Largìmet? Unë nuk kam ardhur të them që ky bën e ky nuk bën. Nuk do e lëmë pas dore as Akademinë.” – ka deklaruar Alban Xhaferi.