Sponsori I Vllaznisë, Alban Xhaferi kërkon rikthimin e tifozëve në stadium, edhe pse futbolli ende nuk ka nisur. Në një intervistë për Report Tv, ai tregon se me fillimin e futbollit duhet të mendohet që sipas protokolleve të sigurisë të kthenen sportdashësit,
Ndërsa Vllaznia sipas tij do të jetë pretendente për të gjithë trofetë duke mos pasur frikë asnjë kundërshtar.
“Shpresojmë që shumë shpejt të kthehen tifozët sepse futbolli pa ata është një si një dasmë pa dasmorë.
Duhen të kthehen edhe në kushtet që ka ministria e shëndetësisë sepse shëndeti është i pari, por stadiumet tona duke pasur parasysh kapacitet i ofrojnë mundësitë për rikthimin e tyre.
Përfitoj nga rasti për të bërë thirrje që në momentin që të fillojë kampionati tifozët të jenë në stadium.