Sponsori i ri i Vllaznisë, Alban Xhaferi, mendon se që në futboll të ketë progrss, duhet zgjidhur çështja e informalitetit. Në “Ora Sport” ai ka argumentuar se faji për të është i përbashkët, por që tashmë duhet gjetur një zgjidhje.

“Kjo puna e sponsorizimeve ka kohë që flitet. Vllaznia paguan 120 milionë lekë të vjetra vetëm sigurime shoqërore. Nuk duhet të flasim për gjueti shtrigash. Qeveria të bëjë gjithçka të mundur për formalizimin e klubeve, nuk jam kundër.

Faji i informalitetit është i përbashkët. Çdo gjë duhet të fillojë nga fillimi. Infrastruktura për sportin në Shqipëri është në nivelet më të ulëta. Ne në Shkodër kemi vetëm dy fusha, dhe ato janë private.

U ra dakord unanimisht që do negociojmë vetëm me qeverinë personalisht. Duhet t’i jepet serioziteti i plotë kësaj çështje. Të ketë një diskutim direkt me kryeministrin. Katër kushtet janë shumë të rëndësishme për futbollin”, tha Xhaferi. /vipsport/