Altin Xhahysa është një nga ish-lojtarët e shpallur kampion me Vllazninë e dikurshme.Në një prononcim për “Panorama Sport”, ai shprehet se dëshiron që Vllaznia e këtij sezoni të rikthejë titullin në Shkodër pas 23 vitesh. Pavarësisht startit të vështirë të sezonit, ai e shikon pretendente në këtë moment. Xhahysa shton se çështja e katërshes tani është e zgjidhur, por kujdesi duhet bërë në takimet teke të “Final 4”.

Si e keni parë Vllazninë e deritanishme?

Mund të them me nota pozitive. Vllaznia të them të drejtën ka pasur një ecuri të mirë, madje shumë të mirë, sidomos pas ardhjes së trajnerit të ri, pasi fillimi tanimë dihet me problematikat që kishte.

Cilën shikoni ju si skuadrën që mund të jetë më pranë titullit?

Për sa i përket këtyre javëve të fundit, nuk shikoj një ekip që mund të jetë më mirë se tjetri. Çdo skuadër, përfshirë edhe ato që ishin më mirë, kanë pasur ulje-ngritjet e veta. Prandaj e preka edhe më parës e në katërshe janë takimet direkte që do të vendosin.


A e shihni këtë Vllazni të aftë për të fituar titullin?

Për momentin që flasim, them se po.