Xhakomo Vrioni është rikthyer me gol në elitën e futbollit amerikan, pas një dëmtimi që e mbajti jashtë për 5 ndeshje. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, gjeti rrugën e rrjetës në triumfin 0-5 që skuadra e tij New England Revolution arriti në transfertë ndaj Montreal.
Vrioni u hodh në fushë në minutën e 66-të, teksa në minutën e 79-të, arriti të tunde rrjetë duke ngritur shifrat në 0-4. Shqiptari realizoi edhe një gol në minutën e 90+1, por u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje.
Këtë sezon Vrioni po kalon një formë të shkëlqyer te skuadra e New England Revolution ku në 21 ndeshje ka shënuar 9 gola si dhe ka dhënë një asist.
Me keto paraqitje, pse jo Vrioni shpreson qe te rimarre nje ftese nga kombetarja shqiptare dhe per kete arsye ai vazhdon te punoje fort per te bindur me çdo kusht trajnerin Silvinjo.