Xhamal Musiala është nderuar sot me çmimin “Lojtari i Vitit” i Kombëtares gjermane të futbollit.

Fantazisti i Bajernit të Mynihut ka marrë këtë çmim pas një votimi të bërë në llogarinë e Instagramit të Federatës Gjermane të Futbollit.

Musiala ka marrë 56% të votave ndërsa në vend të dytë dhe tretë renditen respektivisht Florian Virtz (38%) dhe Kai Haverc (6%).