Vllaznise i ka ndodhur shpesh qe lojtaret te cilet i ka larguar si “te pavlefshem”, ne momentin me te pare qe i eshte dhene mundesia, jane “hakmarre” kunder saj dhe keshtu ka ndodhur edhe dje me futbollistin Xhelil Asani.
Mbrojtesi shqiptar i Maqedonise se Veriut, u largua ne janar nga Shkodra per t’u rikthyer serish tek Erzeni, skuader per te cilen dje shenoi golin e pare ne fitoren 2-1 ndaj Vllaznise. Pas kesaj ndeshje, Asani eshte shprehur keshtu per mediat:
“U munduam ta përgatitim këtë ndeshje me kujdes edhe pse skuadra vinte pas një disfate në kampionat me Skënderbeun. U futëm në fushë me dëshirën për të fituar dhe falë zotit ia dolëm të fitojmë kundër Vllaznisë, e cila po kalon një moment pozitiv.
Jam i lumtur për golin e shënuar, pasi ky është i pari për këtë sezon. Ajo që më entuziazmon më shumë është fitorja e arritur dhe për këtë falënderoj të gjithë shokët e skuadrës të cilët nuk u dorëzuan deri në fund”./SHKODRA-SPORT.COM/