Gjeografia e shkodraneve qe po kerkojne suksesin neper Bote zgjerohet edhe me shume. Shume si futbolliste, te tjere ne rolin e trajnereve, por tashme kane filluar te spikasin edhe ne role te tjera si ato te video- analisteve apo se fundi edhe si skautë.

Sot do te ndalemi tek nje ish- futbollist i Ades por edhe i Vllaznise qe prej disa kohesh eshte duke bere rolin e skautit ne nje agjensi menaxhimi shume te njohur ne Itali. Behet fjale per Xhenidor Alikokej. 29 vjeçari prej disa kohesh eshte pjese e “MVP United”, nje agjensi shume e njohur e cila drejtohet nga Gianluca Mancini.

Pjese e kesaj agjensie jane 78 futbolliste, nder te cilet ka edhe shume te njohur si Robin Gosens i Interit etj. Shkodrani ne kete menyre ndjehet komod qe eshte bere pjese e kesaj agjensie shume te njohur dhe emri i tij tashme figuron edhe ne faqen e specializuar “transfermarkt” si pjese e saj.

Po kush eshte Xhenidor Alikokej? E ka filluar futbollin qe ne moshe te vogel dhe me kalimin e viteve do t’i rritej deshira per te ecur perpara. Luan fillimisht ne ekipet e moshave te Ades dhe me pas luan me moshat e Vllaznia U17 dhe U19. Karriera e tij do te vijojne ne Itali ku luan ne Seria D me Sora Calcio, nje ekip i provinces se Frosinones, por per arsye burokratike nuk mund te vazhdoje te luaje me gjate.

Si rrjedhoje, vendos te nise studimet ne Universitetin e Perugias, gjithmone ne fushen e sportit me kurrikulen “menaxhim futbolli”, ne Universitetin e Sporteve. Gjate kesaj eksperience 7 vjeçare ne itali nuk eshte shkeputur asnjehere nga futbolli dhe kjo i ka dhene mundesine te njohe figura te rendesishme te futbollit atje.

Nje nder keto eshte dhe CEO I agjensise MVP United, pjese e se ciles eshte tashme, Gianluca Mancini. Xheni kesisoj eshte duke e shfrytezuar kete mundesi dhe shpreson se mund te kete te ardhme ne rolin e skauteti. Ai keto dite ndodhet ne Shkoder dhe si rrjedhoje ka dhene edhe nje prononcim te shkurter per “Shkodra Sport” kur shprehet:

“Lidhja qe kam krijuar me z. Gianluca Mancini me ka hapur nje mundesi te arte per te qene pjese e menaxhimit. Une i jam shume mirenjohes ketij personi qe me ka bere pjese e agjensise se tij prej disa kohesh dhe tashme jame dhe zyrtarisht edhe ne “transfermarkt”.

Duke qene nga Shkodra dhe Shqiperia, sigurisht qe shumekush pyet nese Italia eshte nje mundesi per futbollistet tane. Di te them se tregu shqiptar ka elemente cilesore dhe shume djem te rinj interesant qe mund te luajne ne kampionate te rendesishme por visibiliteti ketu eshte pak nese mund te themi I dobet dhe mundesia per te rinjte qe te fitojne minuta eshte e limituar.

Ky ndoshta eshte shkaku kryesor qe transferimet ndodhin ne moshe te vonshme dhe nuk rezultojne te suksesshme ashtu si duhet duke u rikthyer serish ne kampionatin shqiptar. Ndaj sa me ne moshe te re t’u jepet mundesia per te provuar nje eksperience te re ne Europe duhet shfrytezuar medoemos.

Nuk them direkt ne kampionatet e forta pasi mund te rezultojne deshtim, por qofte ky edhe nje kampionat inferior, qe do I ndihmonte shume te rinjte te ambientoheshin me kulturen dhe futbollin europian, duhet shfrytezuar.

Duhet permendur fakti qe dhe statusi jone si jo pjestare te Bashkimit Europian, ndikon shume ne kompletimin e trasferimeve, ndaj e perseris eshte shume e rendesishme qe kudo qe te jepet mundesia, hapi i pare rdhe pse i vogel mund te jete nje hap I madh ne te vertete. Fokusi I agjensise tone eshte tek lojtaret qe luajna ne Europe tashme, per kete edhe e citova qe duhet me luajt ne Europe sa me heret pavaresisht kategorise”.

Xhenidor Alikokej tashme ka nisur nje rrugetim te ri ne sport. Pikerisht ne Itali, vend ku jeton prej vitesh dhe qe i ka dhene mundesine te njohe njerez te mrekullueshem. Pervojen e tij ne futbollin e luajtur dhe po ashtu edhe ate te fituar nga shkollimi i tij, do te kerkoje ta shfrytezoje ne rolin e skautit per te qene menjehere i suksesshem dhe pse jo, nje dere e hapur edhe per te gjithe futbollistet shkodrane e shqiptare qe duan te luajne ne Europe.
Gjergj KOLA