Stiven Xherard bëri shumë mirë në Skoci, aty ku në drejtimin e Rejnxhërsit ia doli të fitojë titullin kampion, duke thyer hegjemoninë e Sëlltikut.
Tashmë ish-kapiteni i Liverpulit po bëhet gati për hapin e madh në karrierën e tij si trajner.
Sipas asaj që flitet në mediat angleze, legjenda angleze është një alternativë për të marrë drejtimin e Totenhemit.
Këta të fundit janë në kërkim të një trajneri të ri, për sezonin e ardhshëm dhe Xherard është një nga dëshirat e drejtuesve.
Deri tani nuk ka ende diçka konkrete, por nuk përjashtohet që ditët e ardhshme të ketë një lëvizje vendimtare.