Mbrëmjen e sotme u zhvilluan ndeshjet e tjera të raundit të tretë të Kupës Carabao. Pas kualifikimeve të Chelsea, Neëcastle, Everton dhe Arsenal, ishte radha e Manchester City dhe Liverpool të bënin detyrën. Kampionët e Anglisë u përballën me Lincoln, ndërsa Citizens pritën Bournemouth në Etihad Stadium.
Dhe ashtu siç pritej të dyja skuadrat arritën të kualifikoheshin në raundin tjetër. “Të kuqtë” fituan me rezultatin e thellë 7-2 ndaj Lincoln, ndërsa Manchester City fitoi me vështirësi 2-1 ndaj Bournemouth.
Mirëpo ajo që ra në sy në sfidën e Liverpool me Lincoln ishte goli i realizuar nga mesfushori shqiptar, Xherdan Shaqiri, i cili gjeti rrugën e rrjetës pas afro 10 muajsh.
Në minutën e 9-të, Shaqiri rrëmbeu skenën duke nxjerrë nga repertori i tij një supergol nga goditja e dënimit, duke kaluar në avantazh Liverpoolin, që në fund ia doli të kalonte në turin tjetër.