Xherdan Shaqiri është duke kaluar muajt e tij të fundit në rradhët e Liverpoolit.
Mungesa e hapësirave në këtë sezon ka bërë që futbollisti me origjinë shqiptare të mendojë seriozisht largimin nga Premier League.
Për Shaqirin interesohet Sevilla, që në merkaton e kësaj vere synon të afrojë në skuadër lojtarë cilësorë, përfshirë edhe Ivan Rakitic.
Liverpooli nga ana tjetër kërkon të përfitojë 30 milionë euro nga shitja e Shaqirit, shifër që Sevilla është e gatshme ta paguajë.
Nëse transferohet në Spanjë, Shaqiri do të bëhej një nga futbollistët që kanë luajtur në 4 ligat më të forta në botë, Bundesliga, Serie A, Premier League dhe La Liga.
Për Shaqirin interesohen dhe Galatasaray e Roma, por oferta e Sevillas është më konkrete dhe 28-vjeçari do të transferohet në Andaluzi.