Xhevahir Sukaj është drejt firmës dhe prezantimit te Flamurtari. 33 vjeçari është ndër dëshirat e Sinan Idrizit për rikthimin e madh të vlonjatëve.
Veç rolit në sulm, shkodranit i është besuar edhe detyra e drejtorit sportiv në skuadrër.
Nga Vlora bëjnë me dije se Sukaj ka dhënë përgjigje pozitive për të pranuar rolin e ri të drejtuesit, ndërsa do i japë një dorë skuadrës edhe në fazën e sulmit. Prej 1 tetorit të 2020, Sukaj nuk ka qenë pjesë e asnjë skuadre.
Tanimë në Vlorë janë duke menduar për lojtarët e rinj, ndërsa janë prezantuar lojtarë si Liçaj, Gocaj, Bicaj, Moçka, Ribaj, Ramadani dhe Pjeshka./newsport/