Xhevahir Sukaj ka shenuar te parin gol me fanellen e Flamurtarit, pikerisht ne ndeshjen e sotme ndaj Kastriotit, megjithate ky gol nuk u ka mjaftuar vlonjateve per ta fituar takimin.

Pas humbjes në “Selman Stermasi” ndaj Partizanit dhe dëshirës për të reaguar, Flamurtari përplaset me zemrën dhe guximin e Kastriotit për të besuar ende te mbijetesa. Në Vlorë, aty ku tifozeria nuk ka munguar, kuqezinjtë e Ilir Dajës kanë marrë vetëm një barazim 1-1.

Një dominim absolut i ekipit vlonjat, ndërsa fati dhe mbrojtja e hekurt kanë bërë që krutanët të dalin me pikë. Ishte Sukaj ai që i dha avantazhin vendasve me një goditje të bukur me kokë, duke festuar më pas si zakonisht, “ekip bust”, por në pjesën e dytë Marku realizoi dhe kthehu barazpeshën.

Flamurtari u hodh i gjithi në sulm për të fituar sfidën, por shpërdoroi shumë raste, duke gjetur edhe një super Çerkezi në portën e miqve.

Pavaresisht ketij fakti, tashme duhet pare se si do te jete ecuria e Sukajt me kete skuader dhe me siguri qe do te shenoje serish ne takimet e ardhshme.