Sot ka ardhur zyrtarizimi nga klubi vlonjat që ka prezantuar Xhevahir Sukajn si sulmuesin që pritet të zërë vendin e Tomislav Bushiç në skuadër.

Në fillim të sezonit, Sukaj firmosi me skuadrën e Laçit por aventura e tij me bardhezinjtë përfundoi ende pa nisur dhe tashmë në Vlorë, ai do të ketë edhe njëherë mundësi të tregojë vlerat e tij reale duke qëndruar në elitën e futbollit shqiptar.

Në sezonet e fundit, karriera e Sukajt nuk ka pasur vazhdimësi duke qenë se ka luajtur me shumë ekipe të ndryshme si në Shqipëri, ashtu edhe jashtë saj. Vetë Sukaj pranonte pak ditë më parë se ishte në bisedime me klubin vlonjate./vipsport/