Emocionet e derbit mes Partizanit dhe Tiranës duken se kanë mbërthyer edhe sulmuesin e Flamurtarit, Xhevahir Sukaj. Ky i fundit ka shpërndarë në rrjetet sociale një video të publikuar nga klubi i kuq ku tregohej një nga ndeshjet derbi të luajtura mes këtyre dy skuadrave, ku ishte protagonist edhe shkodrani me golin e shënuar për llogari të Partizanit.

Një veprim ky që tregon se ai është i dashuruar me fanelën e kuqe, duke mbajtur në këtë mënyrë të palëkundur respektin e tifozëve.

Edhe pse luan me vlonjatët, Sukaj nuk kompleksohet aspak, përkundrazi duket që në mënyrë të tillë i vjen në mbështetje 15-herë kampionëve të vendit.