Ditën e djeshme kryebashkiakja e Shkodrës, njëkohësisht presidentja e Vllaznisë Voltana Ademi, ka patur një takim me skuadrën kuqeblu. Gjatë komunikimit me stafin dhe futbollistët, ajo ka marrë edhe një mesazh nga sulmuesi Xhevahir Sukaj.
Mesazh të cilin vetë zonja Ademi e ka bërë publik sot në një komunikim online me qytetarët shkodranë të cilët si gjithmonë janë të shqetësuar edhe në lidhje me situatën ku ndodhet skuadra e futbollit e cila aktualisht në vendin e parafundit në renditje.
“Dje kam patur një takim me skuadrën. Gjatë këtij takimi, Xhevahiri (Sukaj) po më thoshte: “Kryetare, profesionalisht ne jemi të përgatitur dhe teknikisht jemi mirë.
Duam që të jemi bashkë të gjithë në atë sfidën tonë që duam të arrijmë. Kemi ardhur këtu që të djersijmë dhe ta çojmë Vllazninë aty ku duhet, prandaj duam mbështetje dhe besim”. Në fakt kjo është ajo që duhet t’i japim kësaj skuadre në këto mbështetje: besim”- është shprehur Ademi.
© shkodrasport.com