Xhevahir Sukaj mund të luajë në Vlorë në pjesën e mbetur të sezonit. mes sulmuesit që ka spikatur në Superiore dhe drejtuesve më të lartë të kuqezinjve ka pasur edhe bisedime ditën e sotme.
I kontaktuar nga “Vipsport. al”, Xhevahir Sukaj konfirmon kontaktet me Flamurtarin: “Po, jam në bisedime me Flamurtarin, madje janë në rrugë të mbarë. Për mua është një klub që kam konsideratë me traditë dhe pretendime, por ende nuk ka firmë nën kontratë. Nëse realizohet natyrisht që do ja vlente”, – tha Sukaj.
Pas largimit te Bushiç, firma e Sukajt me vlonjatet mund te jete mese e mundshme sepse ata kane nevoje per nje sulmues cilesor, megjithate duhet te presim edhe pak dite per te mesuar nese do te realizohet apo jo kjo levizje.
Në pjesën e parë të sezonit, Sukaj firmosi në Laç, por e mbylli më shpejt nga sa u mendua aventurën me bardhezinjtë. Natyrisht që me një sulmues goli si Sukaj, sulmi i Flamurtarit do të ishte i frikshëm edhe në pjesën e dytë të sezonit./vipsport/