Nje tifoz i thekur i Partizanit- Tani, mbreme ne “Procesi Sportiv” deklaroi se “Vllaznia vetem ndaj Partizanit luan sepse e kujton ende kete skuader si ate te viteve ’50, si skuader komunistesh”.

Por menjehere ka nderhyre Xhevahir Sukaj, ish- sulmuesi i te dy skuadrave, i cili ka qene edhe ai i ftuar ne studio: “Kjo nuk eshte aspak e vertete sepse Vllaznia ne çdo stadium ku shkon, ne çdo qytet te Shqiperise, perveç se synon vetem fitoren, eshte embleme.

Ajo eshte bukuria e kampionatit shqiptar. Dhe pa nje Vllazni te forte nuk ka kuptim kampionati, ashtu si pa Partizanin, pa Tiranen e ndonje tjeter”.

Ish- sulmuesi shkodran nderkohe eshte ndalur edhe tek ecuria e Vllaznise per te cilen eshte shprehur: “Gjithmone e kemi patur si semundje pjesen e nenvleresimit me keto skuadrat e quajtura te vogla. Vllaznia ka bere 2-3 gabime te pafalshme, perfshi edhe kete ndeshjen e fundit me Bylisin, sepse po t’i kishte marre keto ndeshje, sot do kishte qene ne pozita te tjera.

Sa i takon çeshtjes se trajnerit, kuptohet qe ne raste te tilla e peson ai qe nuk e meriton. Une nuk jam afer skuadres dhe nuk e di realisht çfare ndodh aty, por ai qe e nderron trajnerin gjithmone niset nga ajo ideja se kjo gje do sjelle diçka te mire, por e perseris, duke e pare nga jashte them se largimi i Joses ishte i nxituar”./SHKODRA-SPORT.COM/