Xhehavir Sukaj edhe pse i larguar nga Partizani, nuk mund të rrijë pa komentuar situatën tek kampi i kuq.
Është shkodrani, i cili ka komentuar në një foto në Instagram të postuar nga fizioterapisti i Partizanit, Ergys Rexha.
Mjeku shfaqet duke i dhënë ndihmën Renaldo Kalarit në një moment në stëvitje, bashkë edhe me mjekët e tjerë të ekipit, ndërkohë që nuk ka munguar komenti “thumbues” i Sukajt:
“Gysi, jeni të pazëvendësueshëm si treshi, ti Kalari dhe Dhimo”.