Kampionati I ri I futbollit në Iran ka nisur në një mënyrë shumë të mirë për sulmuesin shkodran Xhevahir Sukaj. Në ndeshjen e javës së dytë, atë që Sepahani ka luajtur në transfertë me ekipin e  Foolad. Ai ka shënuar golin e tretë për skuadrën e tij. Një gol ky që ka qenë vendimtar për këtë skuadër sepse I dha fund përpjekjeve të vendasve për të shënuar golin e barazimit.

Ky është goli I parë I Sukajt në dy javë kampionat. Në sezonin e kaluar, ai arriti të shënonte 4 gola të cilët kontribuan gjithsesi në shpalljen kampion të Sepahanit. Ndërsa për kampionatin e ri, premtimi I Sukajt është për të shënuar shumë më tepër gola dhe për më tepër, të synoj përveçse rishpalljen kampion I Iranit edhe marrjen e titullit të golashënuesit më të mirë të këtij kampionati. Nisja është e mirë dhe tashmë pritet të shohim nëse ai do t’I realizojë këto dy dëshira.