Laçi i ka bërë një nisje të mirë kampionatit, duke grumbulluar 5 pikë në tri ndeshjet e para, që i ka pasur me kundërshtarë shumë të fortë.
Ndërprerja e kampionatit i ka bërë mirë trajnerit Artan Mërgjyshi, pasi disa prej lojtarëve janë bashkuar me vonesë dhe në këto kushte kjo periudhë ka shërbyer si minifazë për ta.
Një prej tyre është sulmuesi Xhevahir Sukaj, i cili po bën një përgatitje “speciale”, në mënyrë që të kapë sa më shpejt formën.
Shkodrani vinte pas tri muajsh pa aktivitet, paçka se është stërvitur individualisht.
“Panorama Sport” mëson se në ndeshjen e radhës ndaj Partizanit, sulmuesi do të jetë pjesë e stolit, por gjithsesi kjo do të mësohet vetëm një ditë para sfidës. Sukaj po merr ngarkesë të plotë, ashtu si sulmuesi tjetër, kroati Ivan Galiç.