Golat janë ajo që di të bëjë më mirë se çdo gjë tjetër. Pavarësisht se mund të mos jetë në gjendjen e tij më të mirë fizike, Xhevahir Sukaj është brenda parametrave të tij.
Çka do të thotë se me 2 gola në 3 ndeshje deri më tani, është madje më mirë sesa mesatarja e paraqitjeve të tij sa herë që ka qenë pjesë e Vllaznisë.
Më poshtë do të keni mundësinë të ndiqni karrierën e tij në Shkodër. Më së shumti ka arritur të shënojë 10 gola në një kampionat me kuqeblutë.
Gjithsesi, me fanellën e kësaj skuadre, ai ka luajtur 110 ndeshje dhe ka shënuar 46 gola.
Një mesatare prej 0.41 golash për ndeshje. Thjesht po t’i referohemi ecurisë së skuadrës së Vllaznisë deri në fund të këtij sezoni, nëse Sukaj do t’i luante 20 ndeshjet e këtij viti, ai duhet të shënojë 8 gola.
Për të qenë brenda mesatares së tij. Kuptohet, duke u krahasur edhe me periudhën më të mirë që ka kaluar në karrierën sportive.
2 gola i shënoi. I mbetet që në 17 ndeshjet e tjera të shënojë edhe 6 të tjerë. Me shumë mundësi do t’i realizojë.
Por e rëndësishme është që ato 6 gola t’i japin 6 fitore Vllaznisë sepse nëse do të ndodhte kështu, atëherë ajo do të arrinte objektivin e saj.
Karriera e Sukajt tek Vllaznia:
2004-2005 14 ndeshje – 1 gol
2006-2007 31 ndeshje – 8 gola
2007-2008 28 ndeshje – 10 gola
2008-2009 14 ndeshje – 10 gola
2010-2011 11 ndeshje – 6 gol
2011-2012 9 ndeshje – 9 gola
2017-2918 3 ndeshje – 2 gola
Totali: 110 ndeshje – 46 gola