MCN ka siguruar një kopje të draftit të projektligjit për rihapjen e basteve sportive, i cili parashikon ngritjen e një komisioni të posaçëm me pesë anëtarë për licencimin e shoqërive të basteve sportive dhe në veçanti dhe të shoqërive të prodhimit të platformave të zhvillimit të lojës së basteve sportive online.
Lidhur me këtë, pf. doktor Xhevdet Zekaj deklaroi se bastet online nuk janë mbyllur asnjëherë prandaj shteti nuk duhet të kishte shkuar në pikën zero.
Ai tha se ndalimi i basteve ka sjell rritjen e abuzimeve, ndërsa shtoi se ligji nuk është i fortë nëse nuk ka dakordësi nga grupet e interesit. Sipas tij, ky ligj do duhet të shkoj me amendimin e ligjit të sporteve.
U kanë dhënë të drejtën e të luajturit online. Shteti humbi ca para nuk duhet të shkonim në pikën zero. Drafti në pamje të parë është shumë i mirë por duke e parë në thellësi, duke e parë dhe në funksion se sa do e ndihmojë sportin kur ne e kemi dhe sportin të cunguar. Ka shumë institucione që ndihmojnë në këtë draft, por që nuk janë tërësisht në përmbajtje për të zgjidhur problemin që ne kemi me bastet sportive.
X person ka hapur një kompaninë në për shembull në Kinë, fut lekët dhe luan online. Këto mungesa të bllokimit të basteve sportive për kaq kohë në thonjëza se nuk janë mbyllur asnjëherë në fakt, kjo ka bërë që këta të përfitojnë mënyrat për të bërë abuzime dhe shteti është ai që ka humbur para. Këta e profilizuan, u bënë profesionistë të vërtetë ata që luajnë në mënyrë të paligjshme. Ky ligj që tani është paragjykuar, tregon se nuk është i fortë nëse nuk ka përkrahjen nga poshtë nga grupet e interesit.
Ata duhet të kishin bërë konsultime. Bastet duhet të kthehen me ligj të pranuesheshëm dhe të fortë, pasi gjithë bota i ka bastet, prandaj shteti duhet të mendojë për të gjitha gjërat që bën dhe ligji duhet të jetë më i kopsitur dhe i goditur, do duhet të shkoj me amendimin e ligjit të sporteve.