Mbrëmjen e sotme në emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH ka qenë i pranishëm edhe Xhevahir Sukaj.
Dhe pse jo fizikisht, Sukaj ka qenë i pranishëm në fillim të emisionit ku drejtuesit e RTSH kanë menduar të bëjnë pak batutë me fizikun e tij.
Kjo për faktin se shpesh përflitet se Sukaj ka vënë pak bark dhe kjo e pengon të japë rezultate.
“Xhevo në dietë, vetëm një dopietë”, ka qenë fjalia që ka shoqëruar me të qeshura të pranishmit në studio.
Këtë moment vetë Xhevahiri e ka shpërndarë në InstaStory teksa duket duke qeshur me lot… /newsport/