Gazetari Alban Xhihani, foli në emisionin “Skaner” në MCN TV, për ndeshjet e javës së 34-t në Superiore. Ai deklaroi se nuk e kishte menduar se Dinamo, Skënderbeu dhe Tirana do të humbisnin.
Xhihani njëkohësisht theksoi se priste reagimin e bardhebluve pas derbit, ndërsa shtoi se ka keqardhje për humbjen e Dinamos ndaj Vllaznisë.
“Nuk e prisja që Dinamo, Skënderbeu dhe Tirana do humbisnin këtë javë. Mendoja se do të fitonin të treja më shumë. Kjo e fut në lojë edhe Teutën. Gara tani është edhe për vendin e parë.
Egnatia duhet të luajë fort, sepse me dy humbjet e fundit, u afruan Partizani dhe Vllaznia. Prisja që Tirana të reagonte pas derbit. Nuk e prisja një paraqitje të tillë.
Për Dinamon më erdhi keq, për atë që tregoi në fushë, nuk meritonte të humbte. Mendoj se gjithçka do të mbetet për javën e fundit. Mendoj se Egnatia nuk do e ketë problem, nëse e mbyllin në vendin e parë apo të dytë”- eshte shprehur Xhihani.