Xhiro e Italisë do të nisë nga Shqipëria vitin e ardhshëm ku do të zhvillojë 3 etapa. Eugert Zhupa, i vetmi shqiptar pjesëmarrës në këtë eveniment thotë se është një mundësi për t’u shfrytëzuar nga Shqipëria.

Eugert Zhupa: Për Shqipërinë është një mundësi e madhe se do të njihet në të gjithë botën, për turizmin do të jetë akoma më sukses.

Zhupa garoi në 4 edicione të Xhiros së Italisë, nga 2015 deri 2018 ku bëri edhe paraqitje të mira, por i vjen keq që nuk pati mundësinë ta bënte këtë në Shqipëri.

Eugert Zhupa: Më mbetet shumë peng, sepse e ëndërroja kur merrja pjesë të nisej nga Shqipëria. RCS ma dëgjoi fjalën se në 2017 i çova në Shqipëri ku bënë një kroçierë me kampionët e Italisë dhe i pëlqeu shumë.

Eugert Zhupa uron që një nga garat më të rëndësishme çilklistike në botë ta ndjekin edhe të apasionuarit në Shqipëri.

Eugert Zhupa: Shpresoj që edhe në Shqipëri të mblidhen shumë njerëz për të mbështetur çiklistët dhe për të treguar që për sportin jemi jo vetëm për futbollin.

Intirerari i garës do të bëhet i ditur zyrtarisht më 12 Nëntor në Romë.