Te Tirana duhen lojtarë. Në sulm, në krahun e djathtë të mbrojtjes, por edhe në mbrojtje. Ky është synimi i klubit bardheblu në këtë janar. Kampionët kërkojnë të afrojnë lojtarë në çdo repart, ndërsa Shehi është i bindur që skuadrës nëse i ikën Xhixha, i duhen të paktën dy sulmues.
Në këtë moment që flasim, Halili, Shehi dhe Osmani janë duke vrarë mendjen për të afruar futbollistë.
Emra ka sa të duash, por gjërat nuk janë të lehta. Shehi nga ana e tij kërkon lojtarë, sepse skuadra kërkon organikë.
Sezonin e shkuar Tirana afroi vetëm një futbollist në janar, De Silvën, por ai nuk qëndroi më shumë se gjashtë muaj dhe më pas u largua.
Sërish për bardheblutë ka dalë në skenë emri i Kristal Abazajt, por një gjë e tillë ka ndodhur të paktën në tri merkatot e fundit.
Një sulmues i lirë është Erald Çinari, por për momentin te Tirana thonë që ai është larg bardhebluve.
Tirana dhe drejtuesit e saj kanë si qëllim qëtë afrojnë lojtarë të njohur shqiptarë, të cilët kanë luajtur më parë jashtë Shqipërisë dhe duhet të ringjallen, duke u kthyer në Superiore.