Gazetari Pano Xhixho, foli në emisionin “Skaner” në MCN TV, për Superioren. Ai deklaroi se skema e re nuk është për të zbukuruar kampionatin, por për të rritur fitimet për klubet.
Sipas tij, aq tifozë sa ishin në Vllaznia-Tirana, nuk ishin parë që nga viti 2017, kur luftonin për mbijetesë.
“Për skemën duhet të presim. Qëllimi i promovimit të skemës, nuk ishte që të bënte javët e kampionatit, sepse kështu ishte edhe sezonin e kaluar. Jemi në të njëjtën valë me kampionatin e kaluar.
Skema është për maksimizimin e bonusit për klubet kryesore. Të marrin dyfishin e asaj që do merrnin. në fund do shikojmë skema.
Stadiumet ishin plot në Durrës dhe Shkodër. Kaq tifozë në Shkodër nuk i kisha parë që në 2017 dhe tani i kemi parë në një fazë të kampionatit. Me Brdaric trajnerin ishin 10 pikë para dhe nuk kishin kaq tifozë. Unë i mbaj mend të gjithë kampionatet”- eshte shprehur Xhixho.