Gazetari Pano Xhixho, në emisionin “Skaner” në MCN TV, foli për eliminimin e Partizanit nga Kupa e Shqipërisë.

Në lidhje me rotacionin, Xhixho tha se lojtarët bënë mirë, ndërsa shtoi se ishin titullarët ata që e humbën ndeshjen e parë.

Sipas tij, të kuqve i duheshin tifozët ndaj Vllaznisë, për të përbysur rezultatin.

Kaluan më tej, ato skuadra që kishin bërë më mirë në ndeshjet e para. Ato që kishin hedhur një hap të rëndësishme në ndeshjet e para, u kualifikuan. Sa i përket gjysmëfinalisteve, shkuan në logjikën e kampionatit. Sa i përket shortit hidhet javën e ardhshme.

Ndryshimet në formacion te Partizani? Sot ishte një ndeshje deçizive. Partizani luante një prej objektivave madhorë. Ne i marrim në mënyrë hipotetike, se çfarë do të ndodhte nëse do ishin disa lojtarë, por ishin ata lojtarë që e humbën ndeshjen e parë.

Partizani e bëri ndeshjen e vet, i kishte rastet. Për paraqitjen e ndeshjes së dytë, nuk i vë dot faj skuadrës. E dominuan Vllazninë, pavarësisht se kishte rotacion. Duhet të jesh brenda për ta kuptuar pse ndodhi ky rotacion.

Ne themi se po të ishin lojtarët titullarë, do e mundnin Vllazninë, por aty kanë qenë dhe nuk e bënë më parë.

Te stadiumi i Partizanit, më bëri përshtypje mungesa e tifozëve. Klubi pagoi për t’i pasur dhe tifozët në momente të tilla i duhen skuadër. Partizanit i duheshin tifozët për të kthyer rezultatin ndaj Vllaznisë.