Gazetari Pano Xhixho, foli në emisionin “Skaner” në MCN TV, për pretendimet e trajnerit të Egnatias, për penalltinë e bardhebluve.
Sipas tij, Tetova duhet të respektojë kundërshtarin që kishin përballë, ndërsa shtoi se trajnerët e tjerë nuk janë ankuar.
“Nuk kemi dëgjuar të flasin trajnerët e tjerë për penallti si Tetova. Një skuadër mund të marrë penallti në minutat e fundit. Egnatia fitoi penallti ndaj Laçit në minutat e fundit dhe nuk e dëgjuam trajnerin Josa të dalë dhe të flasë për penalltinë.
Siç janë kryesues me meritë të plotë, duhet të tregojnë që janë më të mirët edhe në këto drejtime. Si fillim, duhet respektuar rivali. Të thuash që e fituan ndeshjen, është mungesë respekti për kundërshtarin. Tirana bëri ndeshjen e vet sot”- eshte shprehur Xhixho.