Barazimi i djeshem mes Kukesit dhe Vllaznise ne shifrat 0-0 ne ndeshjen e luajtur ne “Kukes Arena”, me shume duhet te kenaqe shkodranet sesa vendasit. I ketij mendimi eshte shprehur gazetari i njohur Pano Xhixho.

Gjate emisionit “Skaner” ai eshte ndalur edhe tek pushtimi i fushes ne fundin e ndeshjes nga tifozet kukesiane dhe sipas tij, kjo gje nuk duhet te ndodhe sepse mund te krijoje edhe ndonje problem.

“Vllaznia vinte ne ndeshjen ndaj Kukesit me dy mungesa shume te rendesishme. Ne e dime sa te rendesishem jane si Gurishta ashtu edhe Hakaj per lojen e kesaj skuadre. Te gjithe e kemi pare qe ndaj Erzenit loja e Vllaznise ishte krejt ndryshe dhe ndoshta pritej qe edhe ne Kukes te jepte me shume ne fushen e lojes.

Pra ta kerkonte me shume fitoren. Por ishte nje ndeshje ku te dy skuadrat u duk se me shume kishin frike nga humbja sesa deshire per ta fituar ndeshjen. Kukesi ndoshta ishte me kerkues ne kete takim, kishte edhe rastet e veta, shenoi madje edhe gola por qe ishin ne pozicione jashte loje.

Kjo ishte nje pike qe Vllaznise i vlen shume per vazhdimesine, ndersa Kukesit sigurisht qe nuk duhet te jete i kenaqur me te ngaqe kishte me shume nevoje per ta fituar ndeshjen dhe per te marre tre piket, nisur edhe nga renditja aktuale e tij.

Ajo qe me beri pershtypje ne fundin e ndeshjes ishte invadimi i fushes nga tifozet. Une e pashe qe kryesisht ata ishin femije dhe donin ta takonin futbollistet e Kukesit, por kur ne fushe jane edhe kundershtaret, duhet shume kujdes se mund te sjelle edhe probleme nje gje e tille”- eshte shprehur Pano Xhixho./SHKODRA-SPORT.COM/