Dje përfundoi faza e dyte e kampionatit të Festivalit të Shahu “Çesk Jubani, organizuar në kuadër të programit “Jeto me sportin” të Bashkisë Shkodër
Ky aktivitet u realizua pranë Qendrës Rinore “Atelie”, garuan 8 gjimnaze me 26 djem dhe 18 vajza.Në këtë festival për vajzat u shpall fituese Xhoana Preçaj nga gjimnazi “Át Pjetër Meshkalla” dhe për djemë Lambion Salihaj i kolegjit “Hasan Riza Pasha”.
Çmimet u ndanë nga kampionët e mirënjohur të qytetit të Shkodrës Ylvije Boriçi dhe organizatori i Festivalit të Shahut Bernard Lekaj.