Pjesmarrja e xhudistëve shkodranë në turneun ndërkombëtar të xhudos “Mladost Open Cup 2012” që është zhvilluar sot në Podgoricë të Malit të Zi, ka qenë sërish e suksesshme. Spikat mbi të gjithë paraqitja e Xhovan Shkozës që ka bërë figurën më të mirë nga të gjithë sportistët tanë. Ai ka fituar tre ndeshje dhe është mundur vetëm në finalen e peshës 50 kg duke merituar kështu medaljen e argjendtë të këtij aktiviteti.Një figurë të mirë ka bërë edhe sportisti tjetër i ekipit të “Albania Judo Kodokan” pikërisht Reoland Vasija që ka marrë medaljen e bronztë dhe ka zënë vendin e tretë në peshën deri 30 kg.

Po medalje bronzi ka merituar edhe xhudisti tjetër Daniel Shkoza në peshën 66 kg. Por përveç këtyre sportistëve tashmë me përvojë, figurë të mirë kanë bërë edhe sportistët e vegjël në të parën pjesmarrje të tyre në një turne ndërkombëtar siç ishin Luis Marku, Deivid Gjini dhe Alevio Gega. Në këtë mënyrë, Akademia “Albania Judo Kodokan” arrin një tjetër sukses në një aktivitet të rëndësishëm ballkanik, çka tregon se puna e trajnerit Anton Shkoza dhe e këtyre sportistëve vazhdon të jetë në nivele të larta.

www.shkodrasport.com