11 medalje arrin të fitojnë xhudistët e Vllaznisë dhe të Vau Dejës në turneun “Adem Jashari” që u zhvillua në Kosovë në Prishtinë në palestrën e sporteve “Adem dhe Hamz Jashari”. Aty lufta sportive ka qenë e fortë sepse kanë marrë pjesë vxhudistë cilësorë si dhe kanë garuar 11 shtete. Pjesëmarrese kanë qenë vendet e Shqipërisë, Sllovenisë, Rumanisë, Bollgarisë, Greqisë, Hungarisë, Bosnje Hercegovinës, Malit të Zi, Austrisë, Maqedonisë, Kroacisë, Serbië, Çekisë, Sllovakisë, Belgjikës e Norvgjisë. E pavarësisht kësaj xhudistët e Vllaznisë e Vau Dejës arrin që të marrin 11 medalje. Kështu të gjithë sportistët që kanë marrë pjesë kanë arritur të renditen në zonën e medaljeve. Këta xhudistë njëkohësisht janë pjesë e Akademisë “Albania Xhudo Kodokan” e drejtuar nga Presidenti Anton Shkoza. Kështu në peshën 55 kilogramë Elvis Mhilli i Vau Dejës ka arritur të renditet i treti duke marrë medaljen e bronzit. Në të njëjtën peshë Krismando Bisha është renditur i dyti duke fituar medaljen e argjendit, gjithashtu edhe për të rritur Bisha ka zënë vendin e tretë duke marrë këtë radhë medaljen e bronzit, xhudist ky i Vllaznisë. Ky xhudist ka garuar në dy kategori për fëmijë por edhe për të rritur. Në peshën 66 kilogramë Lurjan Kaçi i Vllaznisë për moshat e vogla është pozicionuar i treti duke fituar medaljen e bronzit. Në të njëjtën peshë e kategori Luigj Shkoza i Vllaznisë ka marrë vendin e dytë dhe medaljen e argjendit po ashtu edhe me të rriturit Shkoza është renditur i dyti duke fituar medaljen e dytë të argjendit. Për të rritur në peshën 66 kilogramë Artur Lari i Vau Dejës është renditur i treti duke fituar medaljen e bronzit. Më tej për të rritur në peshën 73 kilogramë Xhuljo Kaçi i Vllaznisë ka zënë vendin e tretë duke fituar medaljen e bronzit. Në peshën 81 kilogramë Aldo Shkoza i Vau Dejës është pozicionuar në vendin e tretë duke marrë kështu medaljen e bronzit. Ndoc Ndoci i Vllaznisë në peshën 90 kilogramë ka marrë medaljen e argjendtë teksa është renditur i dyti në këtë garë. Ndërsa për femra në peshën 57 kilogramë paraqitjen më të mirë e ka bërë Aurora Shkoza e cila ka marrë medaljen e arit, i vetmi vend i parë për xhudistët në turneun “Adem Jashari”. Në këtë mënyrë sërish xhudistët e Akademisë “Albania Xhudo Kodokan” vijojnë me paraqitjet e mira jashtë vendit e duke na sjellë përsëri të tjera rezultate të larta e medalje pa fund që vijnë nga çdo turne ky marrin pjesë
Xhudistat që morën medalje janë:
Kadet:
55 kg – Elvis Mhilli vendi 3 (Vau-Dejes)
55 kg – Krismando Bisha vendi i 2 (Vllaznia)
66 kg – Lurjan Kaçi vendi i 3 (Vllaznia)
66 kg – Luigj Shkoza vendi i 2 (Vllaznia)
Të rritur:
55 kg – Krismando Bisha vendi i 3 (Vllaznia)
66 kg – Luigj Shkoza vendi i 2 (Vllaznia)
66 kg – Artur Lari vendi i 3 (Vau-Dejes)
73 kg – Xhulio Kaçi vendi i 3 (Vllaznia)
81 kg – Aldo Shkoza vendi i 3 (Vllaznia)
90 kg – Ndoc Ndoci vendi i 2 (Vllaznia)
Femra:
57 kg – Aurora Shkoza 57kg vendi i 1 (Vllaznia)
Xhudistat që janë përmendur dy herë kanë bërë për të dyja grupmoshat