Ditën e sotme në Tiranë janë zhvilluar garat e Kupës së Shqipërisë në xhudo për të gjitha grupmoshat. Ky aktivitet është organizuar nga Federata Shqiptare e Xhudos dhe në të kanë marrë pjesë sportistët më të mirë të të gjithë ekipeve të vendit. Vllaznia ndërkohë është përfaqësuar me sportistë cilësorë të cilët kanë arritur rezultatet e mëposhtme:

Grupmosha

Kasandra Kovaçi – 40 kg vendi i parë
Kleidisa Gjergji – 48 kg vend i parë
Brikena Dini       -57 kg vend i parë

Kadet
Damian Çuni – 60 kg vend i dytë

Të rritur
Roland Vasija – 60 kg vend i parëë
Xhovani Shkoza – 73 kg vend i dytë
Luigj Shkoza – 81 kg vend i dytë
Juli Marku – 90 kg vend i parë
Emanuel Guri – 100 kg vend i dytë

Aurora Shkoza -57 kg vend i parë
Julanda Ndoj -70kg vend i parë
© shkodrasport.com