Xhudistët e Vllaznisë kanë marrë pjesë sëfundmi në dy aktivitete ndërkombëtare njëkohësisht. Njëri është zhvilluar në Cetinjë të Malit të Zi dhe tjetri në Sofje të Bullgarisë.

Në të parin ka marrë pjesë një ekip i drejtuar nga trajneri Luigj Shkoza në të cilin kanë marrë rreth 300 sportistë nga 34 klube të Rajonit dhe konkretisht nga Mali i Zi, Bosnja, Kosova, Maqedonia, Kroacia dhe Shqipëria. Ekipi i Vllaznisë arriti këto rezultate:

Krista Kovaçi 31 kg vendi 1
Bruno Moleci 46 kg vendi 3
Erei Ndreka 46 kg
Kasandra Kovaçi 52 kg vendi 1
Validia Alia 52 kg vendi 3
Kasandra Kovaci 56 kg vend i pare (garoi ne 2 kategori duke u shpallur fituese)
Angelos Hasani 60 kg 1 fitore

Ndërsa në aktivitetin e Sofjes ku pjesmarrës ishin rreth 600 garues nga 22 shtete, ekipi i Vllaznisë për kadetë që drejtohej nga trajneri Angjelin Deda, pati këto rezultate:

Luka Lukaj 66 kg, 1 ndeshje fituar me një sportist grek dhe 2 humbje.
Denian Çuni 3 ndeshje te fituara me Bullgarine, Slovenine dhe Rusine dhe 2 humbje, me Kroacine dhe Spanjen.
Klaudio Jaku 81 kg 2humbje.

Kadetet paten nje paraqitje shume te mire dhe pse pa u finalizuar me medalje. Performancen me te mire e beri Demian Çuni ne peshen 66 kg me 3 fitore 2 humbje.
© shkodrasport.com