Xhudistet e Vllaznise kane bere nje paraqitje shume te mire ne garat e kampionatit kombetar individual qe u zhvillua diten e diele ne Tirane. Ato kane arritur te zene plot 5 vende te para dhe si rrjedhoje 3 femra dhe 2 meshkuj jane shpallur kampione kombetar per vitin 2025 ne garat e te rriturve.
Keshtu, ne garat e femrave Krista Kovaçi ka zene vendin e pare dhe eshte shpallur kampione e vendit ne peshen -63 kg. Kasandra Kovaçi nderkohe ka perseritur suksesin e vitit te kaluar duke u shpallur kampione ne peshen -70 kg, ndersa Validia Aliaj u shpall kampione ne peshen -78 kg.
Ne garat e meshkujve, nje paraqitje te shkelqyer ka bere xhudisti Xhovani Shkoza qe eshte shpallur kampion ne peshen -73 kg, ndersa Demian Çuni eshte shpallur kampion ne peshen -90 kg. Nje paraqitje te mire ka bere edhe Markeljan Tanushi i cili ne peshen -100 kg u shpall nenkampion i vendit per kete vit.
Nderkohe ne garat e kadeteve, kemi serish edhe ketu dy kampione per djemte, pikerisht Klenis Gjoka ne peshen -66 kg si dhe Alfredo Gjoka kampion ne peshen -81 kg. Ndersa sportisti tjeter i Vllaznise Kristian Gjoni zuri vendin e trete ne peshen -73 kg.(www.shkodrasport.com)