Në kryeqytetin e Malit të Zi- Podgoricë, sot është zhvilluar një turne ndërkombëtar moshash në xhudo. Në të kanë marrë pjesë edhe disa sportistë të vegjël të “Albania Judo Kodokan”, nën drejtimin e trajnerit Angjelin Dedaj. Sipas informacioneve që na mbërrijnë në redaksi, rezultatet pozitive të xhudistëve shkodranë nuk kanë munguar as në këtë aktivitet.

Kështu, Klejdisa Gjergji ka zënë vendin e parë duke merituar medaljen e artë të këtij turneu, ndërkohë që Visara Dini ka zënë vendin e dytë në peshën e saj. Nuk ka munguar edhe një vend i tretë i arritur nga Griselda Gjergji. Natyrisht që këto tre medalje tregojnë më së miri se xhudistët shkodranë vazhdojnë të paraqiten si të barabartë me të gjithë bashkëmoshatarët e tyre të Rajonit. Natyrisht që merita i shkon “Albania Judo Kodokan” me president të mirënjohurin Anton Shkoza, që vazhdon të nxjerrë sportistë dhe trajnerë kampionë.

© shkodrasport.com