Një ekip i xhudos i përbërë nga sportistë shkodranë të Akademisë “Albania Judo Kodokan”, do të marrë pjesë nesër në turneun ndërkombëtar të titulluar “Mladost Open Cup 2012” që do zhvillohet në stadiumin “Slobodan Skeroviç” të Podgoricës.Ftesa ekipit shkodran i ka ardhur si çdo vit nga vetë klubi i xhudos Mlladost. Përveç sportistëve tanë, në këtë aktivitet, marrin pjesë edhe shumë vende të tjera të Ballkanit të cilët do të përfaqësohen me grupmoshat duke filluar nga fëmijët e datëlindjes 2004, për të vazhduar me ato të datëlindjeve 2002-03, të datëlindjeve 2000-01 e me rradhë pastaj deri tek 19 vjeçarët. Përfaqësuesit e Akademisë “Albania JUdo Kodokan” në këtë aktivitet do jenë këta xhudista:

1.Deivid    Gjini  (2004+) 28 kg

2.Luis       Marku (2004)  25 kg

3.Damian  Cuni     (2002)  31 kg

4.Reoland Vasia    (2000)  30 kg

5.Alevio     Gega  (2003)  34 kg

6.Taison Geshtenja (2002)  50 kg

7.Xhovani  Shkoza  (1999)  50 kg

8.Daniel  Shkoza   (1998)  66 kg

9.Amarildo Lleshi  (1996)  50 kg