Kanë qenë të suksesshëm xhudistët shkodranë që kanë marrë pjesë në dy aktivitetet e rëndësishme ndërkombëtare që u zhvilluan dy ditë më parë në Podgoricë dhe në Prishtinë. Siç na njofton Anton Shkoza, presidenti i Akademisë Albania Judo Kodokan, paraqitja e xhudistëve të Vllaznisë dhe Vaut të Dejës ka qenë shumë e mirë teksa ta kanë merituar edhe katër medalje të argjendta (vende të dyta) dhe 6 bronzi (vende të treta). Konkretisht ja cilët janë sportistët që kanë marrë medalje në këto dy aktivitete:
Në turneun e Podgoricës:
Për Pionerë
1.DORIAN PRENDI 34KG MEDALJE E BRONZTE
2.ROLAND VASIJA 38KG MEDALJE E BRONZTE
3.TAISON GESHTENJA 60KG MEDALJE E ARGJENDTE
4.AMELIO MARKU 66KG MEDALJE E BRONZTE
PER KADETE
ELVIS MHILLI 66KG MEDALJE E BRONZTE
PER JUNIOR OSE TE RINJ
LUIGJ SHKOZA 73KG MEDALJE E ARGJENDT I CILI DALLOHET ME 3 NDESHJE TE FITUARA DHE NJE TE HUMBUR
Turneu i Prishtinës
TE RINJ/ TE RRITUR
Krismando Bisha 60kg MEDALJE E BRONZTE
XHULIO KACI 73KG MEDALJE E BRONZTE
ALDO SHKOZA MEDALJE E ARGJENDTE
NDOC NDOCI MEDALJE E ARGJENDTE