Ditën e sotme në Prishtinë është organizuar turneu “Fuat Gashi” në sportin e xhudos. Ky ka qenë një turne ndërkombëtar ku kanë marrë sportistët më të mirë të moshave të të gjithë vendeve të Ballkanit. Në të është përfaqësuar edhe vendin ynë me një ekip miks me sportistë nga ekipet e Vllaznisë, Don Doskos, Vau Dejësit dhe Klub Judo Anton Shkoza. Paraqitja e sportistëve tanë ka qenë shumë e mirë teksa janë arritur të merren edhe dy medalje ari si pasojë e dy vendeve të para që janë zënë. Ato janë arritur nga sportisti i ekipit Don Bosko Osman Osmani i datëlindjes 2004 në peshën 27 kg që i sfidoi të gjithë kundërshtarët e tij dhe u shpall më i miri i kësaj peshe.


Po ashtu vend të parë ka zënë edhe sportisti tjetër Reoland Vasia i Vllaznisë, në datëlindjes 2000 në peshën 38 kg. Këto kanë qenë dy sportistët me rezultatet më të mira në këtë aktivitet por duhen përmendur edhe sportistët e tjerë të cilët kanë bërë një paraqitje të mirë në këtë turne. Kështu, Ali Osmani i datëlindjes 2004 në peshën 27 kg ka zënë vend të dytë dhe medalje argjendi. E dyta ka dalë edhe Ajla Osmani po e Vllaznisë në peshën 26 kg ndërsa Leonid Dushi i klub Judo Anton Shkoza ka dalë i dyti në peshën 24 kg. Rezultate të mira, vende të dyta, kanë arritur edhe Xhulio Kaci dhe Aldo Shkoza në peshat 66 kg dhe 81 kg ndërsa vende të treta kanë zënë Amin Osmani në peshën 22 kg, Xhovan Shkoza në peshën 60 kg dhe Luigj Shkoza në peshën 73 kg. Kombëtarja shqiptare e xhudos që mori pjesë në këtë turne, është drejtuar nga trajnerët Anton Cena dhe Angjelin Dedaj dhe rezultatet e arritura prej saj duhen vlerësuar si shumë pozitive.

 

www.shkodrasport.com