Paraditen e nesërme, konkretisht në orën 10.00 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” do të nisë turneu i VIII ndërkombëtar i xhudos “Vllaznia Cup”. Në këtë turne të përvitshëm që zhvillohet nën kujdestarinë e Albania Judo Kodokan, me mbështetjen e Sportklub Vllaznia, do të marrin pjesë shumë sportistë dhe jo vetëm nga Shqipëria.

Organizatori i këtij aktiviteti, mjeshtri i mirënjohur Anton Shkoza, ka bërë të ditur se kanë konfirmuar pjesmarrjen sportistë nga shumë ekipe të Ballkanit dhe për këtë arsye cilësia e ndeshjeve pritet të jetë shumë e mirë sepse do të ketë rivalitet Përveç ekipeve të Shkodrës mendohet që pjesmarrës të jenë edhe ekipe të tjera të vendit tonë, çka tregon se mosmarrëveshjet që kanë ekzistuar me Federatën Shqiptare të Xhudos po shkojnë drejt zgjidhjes tashmë dhe kjo është në të mirë të këtij sporti.
© shkodrasport.com