Ditet e fundit po flitet shume per futbollistin Xhuliano Skuka i cili eshte larguar edhe nga Sllovenia ku ka qene i huazuar. Sipas newsport, ai do të veshë fanellën e Partizanit në janar dhe tashme pritet vetëm zyrtarizimi.
Kartoni i Xhuliano Skukës i përket Metz në Francë, ku kampionët e Shqipërisë e shitën për 1.4 milionë euro rreth 1 vit më parë. Sulmuesi ishte në huazim te Maribor, ndërsa as në Slloveni nuk pati minuta të mjaftueshme.
Kështu për skuadrën e Shehit, Skuka vjen si përforcim në qendrën e sulmit deri në fundin e sezonit. Po ashtu dhe vetë kapiteni Valentino Murataj ka postuar një foto, kur luante bashkë me 25-vjeçarin.
Aktualisht Partizani ndodhet në Antalia ku po zhvillon fazën përgatitore. Aty të kuqtë do zhvillojnë dhe dy teste miqësore me Volendam dhe Neftchi Baku.