Xhuliano Skuka me ekip të ri. Sulmuesi dibran ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij me Metz në Francë, për të nisur një të re në Portugali me ekipin e Penafiel.

Këta të fundit janë një klub të cilët militojnë në Ligën e Dytë portugeze, gjithasht e dyta edhe për nga rëndësia në Portugali. Një lëvizje e papritur për 26-vjeçarin, i cili nuk ishte në planet e Metz.

Kujtojmë që Skuka u shit në Francë për 1.4 milionë euro nga Partizani. Por te Metz nuk u përshtat siç duhet, duke u huazuar te Maribor, ndërsa në gjysmën e dytë të sezonit të fundit ishte pjesë e “Demave” në Superiore.