Ditën e djeshme është zhvilluar në Tiranë Kupa e Shqipërisë në peshëngritje për të rritur. Rezultatin më të mirë ndër sportistët e Vllaznisë që kanë marrë pjesë në këtë garë, e ka arritur Xhulio Prroni i cili ka zënë vendin e parë në peshën 85 kg duke ngritur 140 kg në shkëputje dhe 170 në shtytje. Me 310 kg në dygarësh ai nuk është arritur nga asnjë sportist tjetër dhe prandaj ka zëvë vendin e parë në këtë peshë duke u shpallur fitues i Kupës së Shqipërisë.

Ai ka arritur rezultatin më të mirë nga gjithë shkodranët por duhet thënë se në këto gara nuk ka marrë pjesë Erkand Qerimaj që është duke u përgatitur për Kampionatin Botëror që zhvillohet në fillim të nëntorit në Paris. Po ashtu nuk ka marrë pjesë as Marjan Bregu dhe Isa Bala që janë sportistë me shumë përvojë. Megjithatë rezultati i Prronit duhet përshëndetur