Tek Akademia Vllaznia puna fillon që nga moshat më të vogla dhe deri tek ekipi I 19 vjeçarëve. Kuptohet që tek secili prej tyre vëmendja është maksimale për plotësimin e të gjitha kushteve të duhura për stërvitje. Po ashtu edhe trajnerët po bëjnë më të mirën e tyre për rritjen profesionale të futbollistëve.

Sot do të ndalemi tek ekipi I grupmoshës më të vogël, asaj U9 e cila drejtohet nga trajneri Ylad Pirani I cili ka dhënë një intervistë të shkurtër për faqen tonë:

-Pirani si trajner i ekipit Vllaznia U9, çfarë mund te na thoni per organizimin e punes nga Akademia Vllaznia kete sezon per ekipin tuaj?

Nga Akademia Vllaznia jane krijuar kushte shume te mira sivjet per stervitjen e ekipit U9. Vitet e kaluara ky ekip stervitej ne dimer e vere ne Fushen “Reshit Rusi”, ne kushte atmosferike qe nuk mund t’i perballoje nje femije 7-8 vjeçar, ndersa kete sezon ne po e kryejme stervitjen ne Kompleksin “Lici”, ne nje fushe me tapet ne kushte te mira. Ne kete menyre futbollistet e vegjel nuk ndikohen nga shiu apo temperaturat e uleta.

Pagesa e qerase per fushën behet nga Klubi, gjithashtu jemi furnizuar prej tij edhe me baze materiale te re (kostume sportive, piketa, topa, etj). Se bashku me trajnerin atletik te Akademise Ivo Shestani dhe trajnerin e portiereve te Akademise Elis Dervishej, po punojme qe te bejme te mundur qe procesi stervitor per ekipin U9 te jete sa me profesional, qe ky grup futbollistesh te vazhdojne rrugen se bashku ne ekipet zinxhir te Akademise Vllaznia.

-A ka elemente premtues grupi i futbollisteve tek ekipi Vllaznia U9?

Fillimisht mendoj se ka shume rendesi qe femijet e vegjel te merren me sport. Me pas çdo gje varet nga vullneti dhe puna e tyre pasi per t’u bere futbollist eshte rruge e gjate. Normalisht qe nuk jane te gjithe ne te njetin nivel, por praktika ka treguar qe disa femije e kapin ritmin me shpejt dhe disa me vone per tu bere futbollist. Nga Akademia Vllaznia jane krijuar kushtet si asnje vit me perpara per kete moshe, por edhe i kushtohet vemendje rritjes se tyre profesionale.

Kemi filluar sezonin me 8-9 femije, per shkak te pandemise por edhe sepse mosha e njome perben problem per prinderit qe te rregjistrojne femijet ne sport, ndersa aktualisht jemi me 19 femije ne ekipin U9. Theksoj se dera jone eshte e hapur per rregjistrime te reja ne çdo moment per çdokend qe deshiron te behet pjese e ekipit.

Vllaznia U9 luan cdo jave ne Kampionatin Rajonal ne Kompleksin Zmijani, si edhe ne ndeshje miqesore apo Kupa te organizuara nga FSHF (shpenzimet paguhen nga Klubi) dhe interesimi i femijeve dhe prinderve ka ardhur duke u rritur.