Ylber Ramadani gjatë kësaj merkatoje mund të bëjë një hap të madh në karrierën e tij. Për mesfushorin e Kombëtares ka interesim nga Napoli i Antonio Contes. Napolitatët synojnë të blejnë kartonin e mesfushorit nga skuadra e Lecce dhe mbetet në ditët e ardhshme për të mësuar më shumë mbi këtë pistë.
Ndërkohë skuadra e Lecce nuk ka ndërmend t’iu ndahet futbollistëve shqiptarë. Kështu drejtuesit kanë piketuar 2 lotjarët e tjerë të Kombëtares. Elseid Hysaj dhe Arbër Hoxha raportohet se kanë përfunduar në “radarin” e skuadrës së Leçes.
Drejtuesit kërkojnë të përforcojnë mbrojtjen dhe krahët e sulmit dhe Hysaj e Hoxha duken të duhurit. Të dy futbollistët këtë sezon nuk po marrin dot minutat e dëshiruara te Lazio dhe Dinamo Zagreb, teksa kalimi te Lecce mund t’iu dhurojë atyre një fanellë titullari.
Kujtojmë se te skuadra italiane ata do të gjenin edhe Medon Berishën dhe në këtë mënyrë nga mbrojtja në sulm do të “flitej” shqip.