Mesfushori, Ylber Ramadani është bërë një nga lojtarët kryesor në skuadrën e Lecce. Ai ka luajtur në pjesën më të madhe të ndeshjeve në Serie A këtë sezon dhe pritet të jetë titullar edhe kundër Interit këtë fundjavë. Mesfushori ka folur për këtë ndeshje në mediat italiane.

“Është skuadra më e fortë. Me Asllanin në kombëtare kemi një ritual: në mëngjes pimë gjithmonë një kafe bashkë. Të shtunën do të ndërrojmë fanellat. Lecce duhet të konkurrojë: pika jonë e fortë është se jemi një ekip, i bashkuar. Nëse grupi është funksional, ju merrni një rezultat dhe në dhomën tonë të zhveshjes ne qeshim dhe bëjmë shaka”, tha fillimisht ai.

Ramadani ka folur edhe për Shqipërinë e Kosovën. “Ne jemi një ekip i mirë, me nëntë që luajnë në Serie A dhe kjo sigurisht që ndihmon. Ne luajmë 4-2-3-1 dhe flasim italisht në dhomat e zhveshjes.

Do të donim të ishim surpriza e Kampionatit Evropian. Aty luaj edhe pak më sulmues si Asllani dhe Bajrami. Kam dy pasaporta: ndihem edhe shqiptar edhe kosovar”, tha shtoi ai.

27-vjeçari ka luajtur për Kosovën grupmoshat U19 dhe U21, por tani ka 32 paraqitje për kombëtaren e Shqipërisë