Vllaznia sigurisht që është e të gjithë shkodranëve kudo që ndodhen dhe jo vetëm e atyre që janë pjesë e saj aktualisht apo jetojnë në këtë qytet. Ajo është edhe e të tjerëve që janë pjesë e ekipeve të tjera apo dhe që jetojnë në qytete dhe shtete të tjera.
Njëri prej tyre është pikërisht Ylber Zani, një ish- pjestar i saj vite më parë, ish- trajner i Adës dhe Tërbunit ndërkohë që sot është pjesë e stafit teknik të ekipit të Laçit. Me një mesazh për “Shkodra Sport” ai ka dëshirë të flasë dy fjalë për Vllazninë e sotme duke thënë: “Vllaznia do ngelet Vllazni, gjithmonë e frikshme për çdo kundërshtar. Nuk duhet të thuhet një javë “kjo është Vllaznia ime” e pas një jave “kjo është Vllaznia”. Duhet t’i japim pak kohë lojtarëve sa të harmonizohet grupi. Suksese”!
© shkodrasport.com