Shqipëria nuk dhuroi asgjë në humbjen 5-0 ndaj Anglisë në “Wembley”. Një sfidë për t’u harruar, teksa Ylli Aga, gazetari i Supersport, foli shkurt rreth ndeshjes së dobët të kuqezinjve të Rejës.
“Rezultati është gjëja e fundit ku dua të ndalem. U shfaqëm shumë inferiorë. Është shqetësuese që në pjesën e parë u shfaqëm inferiorë në një ndeshje të tillë.
Trajneri nuk e kishte studiuar mjaftueshëm Anglinë, vazhdoi me skemën 3-5-2. Bajrami doli një blof shumë i madh, vetëm dy topa preku në pjesën e parë. Brojën mund ta mbante në stol vetëm për atë që ka bërë deri tani.
Shumë gjëra kërcasin. Ta mbyllim në mënyrën më të mirë, të fitojmë me Andorrën dhe ta mbajmë vendin e tretë”, deklaroi Aga në emisionin “Kuqezi” në Supersport nën moderimin e Andi Deçkës.